“Rrugë që shemben, para që vidhen”, Tedi Blushi: Kur korrupsioni vë në rrezik jetën e qytetarëve, shembja e Qeverisë bëhet domosdoshmëri ulëritëse
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me bllokimin prej 8 orësh të aksit Prrenjas-Librazhd, në Kthesat e Dragostunjës.
Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se shpesh është një tendencë qeë qeveria të shfajësohet me kushtet atmosferike dhe reshjet, por sipas tij gjithccka ka ndodhur është pasojëe vjedhjeve të kryera nga kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca.
“Rrugë që shemben, para që vidhen.
Edhe fajin ia hedhin Zotit: Ai na përmbyt, Ai na shemb rrugët! “Punë Zoti”, – thonë.
Jo! Zoti nuk vjedh! Edi Rama po.
Kur korrupsioni shemb gjithçka dhe vë në rrezik jetën e qytetarëve, shembja e Qeverisë bëhet domosdoshmëri ulëritëse”, shkruan ai.
© BalkanWeb