“Rusia gati për bisedime serioze, një delegacion i SHBA do vizitojë Moskën”, Putin: Plani i Trump mund të përdoret si bazë për marrëveshjen
Presidenti rus Vladimir Putin është pyetur për herë të parë në lidhje me diskutimin mbi planin e paqes të ndërmjetësuar nga SHBA-të.
“U paraqitën një sërë pyetjesh për diskutim”, u shpreh Putin nga Kirgistani ku ndodhet në një vizitë zyrtare 3-ditore.
Putin tha se Rusia është gati për bisedime “serioze” dhe shtoi se një delegacion amerikan do të vizitojë Moskën javën e ardhshme.
Sipas tij Rusia është dakord që plani i presidentit amerikan Donald Trump të përdoret si bazë për marrëveshjet e ardhshme, por shton se siguria evropiane duhet të diskutohet.
Ai shtoi se Rusia pranon që SHBA-të po e marrin parasysh qëndrimin e saj, por këmbëngul se disa aspekte duhen diskutuar.
Putin vazhdoi duke thënë se Rusia “nuk ka asnjë plan agresiv ndaj Evropës” dhe e quajti një ide të tillë “qesharake”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb