Russell: Ja çfarë mësova nga 3 vite me Hamilton në një ekip, kjo po më ndihmon në karrierën time
13 Janar 2026
9:30
Telesport
Midis viteve 2022 dhe 2024, George Russell dhe Lewis Hamilton ndanë garazhin e Mercedes, në dy faza shumë të ndryshme të karrierave të tyre përkatëse, duke pasur parasysh se i pari nuk kishte fituar ende një garë dhe i dyti ishte tashmë 7 herë kampion bote në Formula 1.
Në një intervistë, George Russell rrëfeu mbërritjen e tij në një ekip kaq prestigjioz: “Kur arrita në Mercedes, kisha tre vjet përvojë në F1, por isha i ri në ekip. Kështu që, doja të përdorja veshët më shumë se sa gojën”.
“Domethënë, doja të thithja sa më shumë informacion të ishte e mundur dhe të vëzhgoja se si Lewis e menaxhonte punën. Dhe me kalimin e kohës, fitova më shumë vetëbesim dhe ekipi filloi të më dëgjonte“, deklaroi britaniku.
Russell rrëfen për atë që mësoi nga puna me Hamilton: “Mendoj se gjëja më e rëndësishme që mësova prej tij ishte se si e mbajti moralin e ekipit lart në kohë të vështira. Ai ishte një lider i vërtetë brenda ekipit dhe një punëtor i palodhur. Ai ishte i pari që mbërriti dhe i fundit që u largua”.
“Tani jemi në procesin e rindërtimit të ekipit për t’u rikthyer në rrugët fituese. Kam mësuar se puna e një piloti është shumë më tepër sesa të udhëheqë zhvillimin me reagimet tona dhe ndjesitë që përjetojmë në makinë”, shtoi Russell.
“Ne duhet të ngremë moralin e ekipit në kohë të vështira dhe të motivojmë 2,500 njerëzit që punojnë për ekipin. Nëse ai mund t’i bëjë të gjithë të shtyjnë në të njëjtin drejtim, kjo do t’ju sjellë dobi vetëm juve“, përfundoi britaniku.