Rutte: Plani i paqes për Ukrainën ka ende çështje për të diskutuar
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se plani i SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë , ka ende vend për të diskutuar. Rutte nënvizoi se raporti i hartuar nga SHBA-të dhe Ukraina përmban “elementë premtues”, por ka edhe çështje të pazgjidhura që do të kërkojnë negociata të mëtejshme.
Ndërsa Kievi tha të mërkurën se kishte pranuar pikat kryesore të një plani të propozuar nga administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Presidenti Trump ka thënë se mbeten pak çështje për t’u zgjidhur dhe ka njoftuar një takim me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në ditët në vijim.
Javën e kaluar, Uashingtoni publikoi një plan me 28 pika që u kritikua në Evropë dhe Kiev si kryesisht i përshtatshëm për interesat ruse.
Negociatorët nga SHBA-ja, Ukraina dhe vendet evropiane u takuan në Gjenevë për të rishikuar planin, të cilat Rutte i përshkroi negociatat si produktive, por theksoi se ky ishte vetëm hapi i parë në bisedimet SHBA-Ukrainë.
Në të njëjtën kohë, Rutte siguroi se Rusia po pëson humbje të mëdha, duke folur për 20,000 ushtarë çdo muaj, ndërsa fitimet e saj territoriale janë, sipas tij, të pakta