Salianji brenda, Bardhi jashtë/ Pas Foltoreve, Salianji kthehet në seli, Berisha i bëri dy “dhurata”
Sondazh
Loading …
schedule15:18 – 13 Dhjetor, 2025
Ervin Salianji u kthye brenda, Gazment Bardhi mbeti jashtë. Pas turit të foltoreve, djali plangprishës erdhi ne seli, me disa ankesa për doktorin e tij. Kërkonte revolta dhe jo foltore me muzike, por Berisha i beri dy dhurata për këtë fundvit.
“Thërrasim protestë kombëtare me datë 22. Demokratet do vijnë, kush s;do vije, do vijë më vonë. Dhe mbledhja e Kryesisë do caktojë edhe thirrjen e Këshillit kombëtar. “, tha ai.
Thesi i dhuratave nuk u hap për të gjithë. Gazment Bardhi shëtit nëpër Amerikë.
Doktori ankesat i dëgjon, por urdhra nga Amerika e majtë nuk pranon.
“Rama mori avokatin, ta gëzojë, le ta mbaje Endri Shabanin. Çdo koment, veprim tjetër është qesharak, i panevojshëm, jo i domosdoshëm. E mori, e gëzoftë.”, tha ai.
Gabimi i firmave mbeti jetim, por Bardhi donte ta korrigjonte, me një ankesë në Gjykatën Kushtetuese.
Por se si dhe kush ankohet ndaj PS, këtë e vendos vetëm doktori në PD.
“Nga sot ndërpresim çdo negociate, çdo diskutim, çdo debat për cdo emër me palën tjetër. Gjithçka te protesta”, tha ai.
Të ngjashme