San Antonio eliminon Lakers nga NBA Cup, triumfon edhe skuadra e Oklahoma
11 Dhjetor 2025
8:22
Telesport
Ekipet e Oklahoma dhe San Antonio kanë avancuar në gjysmëfinalet e NBA Cup të Konferencës së Perëndimit të luajtura sot.
Kampionët në fuqi të Oklahoma fituan 138-89 ndaj Phoenix, në një ndeshje pa shumë histori. Shai me 28 pikë e Holmgren me 24 pikë u dalluan për vendasit, ndërkohë që 13 lojtarë të Oklahoma realizuan në koshin e Suns.
Surprizon ekipi i San Antonio, që mundi 132-119 Lakers. 7 lojtarë të skuadrës së Spurs realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Castle me 30 pikë, ndërsa 35 pikët e Luka Doncic mbetën për statistikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Oklahoma – Phoenix, 138-89
Lakers – San Antonio, 119-132