San Antonio triumfon edhe në Dallas, zhgënjejnë Detroit e Phoenix, fitore për Lakers dhe Atlanta
6 Shkurt 2026
8:16
Telesport
Pasi mposhti kampionët, ekipi i San Antonio fitoi sot 135-123 edhe ndaj Dallas. Ndeshje spektakolare deri në fund, ku për Spurs 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Zhgënjen Chicago, që u mund 123-107 nga Toronto (Ingram me 33 pikë shënuesi më i mirë).
Fitorja e dytë radhazi për Lakers, që fituan 119-115 ndaj Philadelphia në një përballje të ekuilibruar. Austin Reaves, që e nisi ndeshjen nga stoli, realizoi 35 pikë. Jashtë fushe fiton Charlotte, që falë 24 pikëve të Knueppel, mundi 109-99 Houston.
Fitore e rëndësishme për Golden State, që triumfoi 101-97 në fushën e Phoenix. Pat Spencer me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë. Zhgënjen skuadra e Detroit, që u mund 126-117 nga Washington (8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë për miqtë).
NBA-Rezultatet e sotme
Detroit – Washington, 117-126
Orlando – Brooklyn, 118-98
Atlanta – Utah Jazz, 121-119
Toronto – Chicago, 123-107
Houston – Charlotte, 99-109
Dallas – San Antonio, 123-135
Lakers – Philadelphia, 119-115
Phoenix – Golden State, 97-101