San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energji elektrike
schedule08:35 – 21 Dhjetor, 2025
Mediat amerikane raportojnë se 130,000 banorë të San Franciscos janë në errësirë totale pas ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Kompania kryesore e energjisë së qytetit në Kaliforni, njoftoi se janë angazhuar të gjithë ekipet dhe po punohet që të zgjidhet kjo situatë.
“Po punojmë me ekipet e emergjencës dhe zyrtarët e qytetit për një ndërprerje të energjisë elektrike në San Francisko që prek afërsisht 130,000 klientë”, tha Pacific Gas & Electric Company në një postim në rrjetet sociale.
Autoritetet bashkiake u kërkuan banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi disa semaforë janë jashtë funksionit dhe rrjeti i transportit publik gjithashtu është ndërprerë.
“Do të bjerë shi. Është natë. Nëse nuk keni nevojë të dilni, qëndroni në shtëpi dhe unë do t’ju mbaj të informuar”, tha kryebashkiaku Daniel Lurie në qendrën e operacioneve të emergjencës.
Një zjarr në një nënstacion elektrik është bërë shkak për krijimin e kësaj situate. Autoritetet thanë se nuk ishte e qartë se kur do të rikthehej plotësisht energjia elektrike.