Serena Williams pranë rikthimit 4 vite pas tërheqjes, kryen testet antidoping dhe stërvitet në Florida
3 Shkurt 2026
9:07
Telesport
Tenisi botëror mund ta shohë së shpejti Serena Williams përsëri në fushë. Kampionia 44-vjeçare amerikane, fituese e 23 titujve grand slam në karrierë, po planifikon një rikthim pas daljes në pension disa vite më parë. Dhe, shenjat e fundit sugjerojnë se momenti i një rikthimi mund të jetë i afërt.
Rasti ideal për njoftimin, sugjeron gazeta britanike “The Times”, mund të jetë Super Bowl i së dielës, ku kampionia do të luajë në një reklamë televizive për kompaninë e telemjekësisë Ro. Gjatë një interviste të kohëve të fundit, në emisionin Today, Williams iu përgjigj me hezitim pyetjeve në lidhje me rikthimin e saj.
“Nuk e di, do të shoh çfarë ndodh. Po argëtohem dhe po shijoj jetën tani“, tha motra e vogël Williams, Megjithatë, teaser i reklamës, në të cilin Serena vesh një fund tipik tenisi dhe thekson përfitimet e ilaçit për formën e saj fizike, sugjeron se një rikthim është vetëm çështje kohe.
Që kur u tërhoq nga US Open 2022, Serena nuk i ka shmangur kurrë testet antidoping, duke iu nënshtruar kontrolleve të rregullta. Kjo është një shenjë e qartë e gatishmërisë së saj për t’u rikthyer në tenisin garues. Shumë faktorë po e shtyjnë atë të kthehet brenda vitit.
Mundësia e një ndeshjeje lamtumire në lojën dyshe me motrën e saj Venus Williams, në Lojërat Olimpike të Los Angeles 2028 dhe dëshira për ta përfunduar karrierën e saj me një Grand Slam të 24-t, i cili do të vendoste rekordin e saj të të gjitha kohërave.
Së fundi, ajo ka zhvilluar disa seanca stërvitore me ish-lojtaren Jesse Levine në Florida, detaje këto që konfirmojnë se loja e saj është ende e fortë dhe e besueshme, dhe me shumë gjasa edhe konkurruese në nivelet më të larta.