Sevilla e refuzoi edhe pa pagesë, Ramos nis bisedimet me klubin e njohur francez
6 Shkurt 2026
13:55
Alfred Lleshi
E ardhmja e Sergio Ramos mbetet enigmatike, por një gjë është e sigurt: mbrojtësi nuk ka ndërmend të ndalet. Pas përvojës së fundit në Meksikë, 39-vjeçari shpresonte për një rikthim romantik te Sevilla, klubi që e nxori në pah. Kjo pistë u mbyll publikisht, pasi klubi andaluzian shpjegoi se nuk mund ta përballojë pagën e tij.
Sipas “Radio Marca”, vendimi e ka irrituar Ramos. Pas konferencës për shtyp, vëllai i tij René ka kontaktuar drejtpërdrejt presidentin e Sevilla për të sqaruar pozicionin e lojtarit, i gatshëm të rikthehej edhe “pa pagesë” deri në fund të sezonit. Përgjigjja e klubit, e lidhur me çështje të mundshme të ardhshme, nuk e ka bindur qendërmbrojtësin, i cili dëshironte ta ndihmonte skuadrën.
Po tani? Sipas të njëjtit burim, opsioni më konkret është Franca. Olympique Marseille është destinacioni më i afërt, edhe pse marrëveshja mbetet për t’u arritur. Një kapitull i fundit europian nuk përjashtohet dhe Roberto De Zerbi mund të presë së shpejti një kampion të vërtetë.