“Sfidë, përmirësimi i klimës së investimeve”/ Ambasadori italian: Synojmë ta kemi të pranishme Italinë në Shqipëri në sektorë më strategjikë
schedule20:25 – 18 Nëntor, 2025
Marco Alberti, ambasador i Italisë në Tiranë, në një intervistë në emisionin “Real Story”, në ABC News, u shpreh se Italia zë një vend të parë, jo vetëm në shkëmbimin tregtar, por në shumë sektorë të ndryshëm.
Megjithatë theksoi se sfidë për mbetet ende përmirësim i klimës së investimeve italiane në Shqipëri. Gjithashtu shtoi se marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të vërteta.
Pjesë nga intervista:
Sokol Balla: Në intervistën time në Romë, kryeministri Rama tha se ky kantier Itali shqiptare do të krijojë një investim që mund të shkojë deri në 400 milionë euro që mund të jetë një thërrmi buke në Itali, por përbën gati 3-4-5 % të GDP kombëtare të Shqipërisë. Ju keni misionin që këtë sinergji pozitive që u krijua javën e kaluar në Romë, ta ktheni në rezultate konkrete. Pra, a ka një plan konkret se kur ky projekt do nisë të realizohet dhe kur do fillojë të japë produktet e para, anijet e para, krijimin e vendeve të punës dhe më shumë para në buxhetin e shtetit.
Marco Alberti: Po flasim për sektorë që do zhvillohen në afat të mesëm dhe të gjatë kohor. Italia zë një vend të parë, jo vetëm në shkëmbimin tregtar, do thoja që pjesa teknike ka përfunduar dhe brenda vitit të shkuar besoj do fillojmë me impelmentimin e projektit. Nuk mund të them me siguri për datën e saktë, por besoj se dy kryeministrat i trajtojnë këto fusha me prioritet dhe mendoj që katër vitet e ardhshme mund të prekim rezultate konkrete
Më tej gjatë intervistës u shpreh se Italia ka qenë një mbështetëse e Shqipërisë edhe në rrugëtimin e saj në procesin e integrimit.
“Realizimi i linjës ndërlidhjes që është Italia Shqipëri dhe Emiratet Arabe i paraprin vizionit të Italisë do kemi prani e sipërmarrjeve të vogla e të mesme në Shqipëri. Synojmë ta kemi të pranishme Italinë në Shqipëri në sektorë më strategjikë. Lidhja mes dy vendeve bën pjesë edhe në rrugëtimin e integrimit dhe besoj se projekti do japë rezultatet e veta. Ne duam të lëmë gjurmë në sektorë që janë parësore dhe për shpejtimin në procesin e integrimin. Unë mendoj që marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë kanë qenë të vërteta. Është një marrëdhënie që palët besojnë në një bashkëpunim. Ne ndonjëherë kemi gabuar sepse e kemi marrë të mirëqenë Shqipërinë…Vullneti i qeverive tona është që t’i japin marrëdhënieve që kanë ekzistuar gjithmonë një përmbajtje më të thellë. Italia është me Shqipërinë me të gjitha proceset, në të gjitha dimensionet edhe në procesin e Integrimit. Ne ofrojmë njohur, por gjithashtu marrim edhe mësime nga Shqipëria. Besoj që të dyja vendet të përmirësojnë klimën e investimeve”, tha ai.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

