SHBA godet një tjetër anije pranë Venezuelës
schedule18:44 – 21 Dhjetor, 2025
Roja Bregdetare e SHBA -së ka identifikuar një tjetër anije cisternë në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës. Sipas zyrtarëve amerikanë, cisterna ishte subjekt i sanksioneve.
Javën e kaluar, Presidenti Donald Trump njoftoi se po vendoste një “bllokadë” për të gjitha të sanksionuarit që hyjnë ose dalin nga ujërat e Venezuelës.
Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hassett, tha më parë se dy anijet e para cisterna të sekuestruara operonin në tregun e zi dhe furnizonin naftë gjithashtu nga vendet që janë sanksionuar.
“Nuk mendoj se njerëzit duhet të shqetësohen këtu në Shtetet e Bashkuara se çmimet do të rriten për shkak të sekuestrimeve të këtyre anijeve. Janë vetëm dy prej tyre dhe ato janë anije të tregut të zi”, tha ai.