SHBA/ Një avion rrëzohet në Karolinën e Veriut, disa viktima
Sondazh
Loading …
schedule20:59 – 18 Dhjetor, 2025
Një avion biznesi me gjashtë persona në bord u rrëzua sot në një aeroport rajonal në Karolinën e Veriut, i përdorur nga një personel i kompanisë NASCAR-it dhe kompani të tjera të mëdha, duke shpërthyer në flakë dhe duke shkaktuar vdekjen e disa personave, thanë autoritetet, sipas AP.
”Konfirmoj se ka viktima”, tha sherifi i qarkut Iredell, Darren Campbell.
Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), në avionin tip “Cessna C550” ndodheshin gjashtë persona, kur ai u rrëzua gjatë tentativës për t’u ulur në aeroportin rajonal të Steitesville, rreth 70 kilometra në veri të Charlotte.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) dhe FAA kanë nisur hetimet.
Sipas AccuWeather, në momentin e aksidentit kishte pak shi dhe vranësira.
Të dhënat e gjurmimit të publikuara nga FlightAware.com tregojnë se avioni ishte ngritur nga aeroporti pak pas orës 10:00, por më pas ishte kthyer dhe po përpiqej të ulej sërish.
Plani i fluturimit parashikonte një itinerar nga Sarasota, Florida, drejt aeroportit ndërkombëtar ”Treasure Cay” në Bahamas, më pas kthim në Fort Lauderdale, Florida, dhe rikthim në Statesville deri në mbrëmje.
Të ngjashme