SHBA uron Klodian Brahon për emërimin në krye të SPAK: Përgëzojmë Altin Dumanin për shërbimin e tij
schedule17:52 – 11 Dhjetor, 2025
Ambasada Amerikane ka uruar Klodian Brahon për marrjen e detyrës si kreu i ri i SPAK, duke theksuar gatishmërinë për të vijuar partneritetin e fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar.
Në të njëjtën deklaratë, Ambasada vlerëson edhe shërbimin e pashembullt të Altin Dumanit, duke nënvizuar se integriteti dhe guximi i tij kanë kontribuar në forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit dypalësh.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”, shkruan ambasada./abcnews.al