Shehaj refuzoi ftesën e tij, Berisha: Kush bën opozitën e opozitës, i shërben qeverisë! Qytetarët e votuan t’i bashkohet frontit opozitar
Kryetari i PD-së, Sali Berisha është pyetur nga një qytetar në rrjetet sociale për refuzimin që Agron Shehaj i Mundësisë i bëri tryezës së opozitës.
Ai tha se kush bën opozitën e opozitës, i shërben qeverisë.
“Përgjigje më të saktë për këtë mund tua japë vetë Agron Shehja. I cili ka moralin të krahasojë PD me PS. Pretendon…ose thotë se është i persekutuar. Krahason PD që çliroi nga burgjet dhe persekutuesit, PS. Njeriu është i lirë të thotë atë që do. Zgjedhësit, ata që kanë votuar Agron Shehajn se kanë votuar që ai mos të bashkohet në një front të gjerë opozitar për të larguar të keqen, Edi Ramën. Ata qytetarë konsiderojnë Edi Ramën të keqën më të madhe. Opozita është e hapur. Ju kam informuar. Ata që duan të bëjnë opozitën e opozitës, janë në shërbim të qeverisë.”, tha ai.
© BalkanWeb