Sherr në familje, i riu bën për spital vëllanë, arrestohet
Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe ka bërë për spital vëllanë e tij.
Burime zyrtare nga policia arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet P. K., 24 vjeç, banues në fshatin Sohodoll në Dibër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin P. K., 24 vjeç, banues në fshatin Sohodoll, Dibër, pasi, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin E. K., 28 vjeç. I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, sqaron policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
© BalkanWeb