Sherri me thikë në Shkodër, policia jep detaje: Dy të arrestuar, procedohen dhe pesë të mitur. 17-vjeçarit iu gjet kanabis
Sondazh
Loading …
schedule09:31 – 13 Dhjetor, 2025
Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me sherrin që ndodhi mes adoleshentëve një ditë më parë, në lagjen “Kongresi i Permetit”.
Sipas policisë sherri ka nisur për motive të dobëta dhe disa të rinj janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin. Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur 17-vjeçare.
Pas hetimeve të ngjarjes janë arrestuar 24-vjeçari Klevin Thepi dhe 19-vjeçari Doronesto Kulla.
Gjithashtu janë proceduar edhe pesë shtetas të mitur, katër prej tyre 17 vjec dhe një 16 vjeç. Ndërkohë gjatë kontrolleve fizike, një 17-vjeçari i është gjetur kanabis, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Të ngjashme