Përvoja e argëtimit në shtëpi po merr një dimension krejtësisht të ri, falë ekraneve të mëdha. Me teknologjitë më të fundit të rezolucionit dhe cilësinë e shkëlqyer të figurës, sa më i madh të jetë ekrani, aq më gjithëpërfshirëse është përvoja. Dizajni i hollë dhe elegant përshtatet në mënyrë të përkryer në çdo hapësirë, duke e bërë televizorin tuaj një shtesë teknologjike dhe estetike në shtëpinë tuaj. Televizorët me ekran të madh Samsung janë projektuar për ta çuar përvojën tuaj të shikimit në nivelin tjetër, duke ofruar pamje mahnitëse, teknologji të përparuar dhe dizajn modern. Pavarësisht nëse shikoni sporte, filma apo luani lojëra, çdo detaj vjen në jetë në një mënyrë më të madhe, më të mirë dhe më emocionuese se kurrë më parë.
Gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin televizorë të mëdhenj
Sa më i madh të jetë ekrani aq më mirë dhe shifrat e vërtetojnë këtë. Rreth 80% e konsumatorëve zgjedhin ekrane më të mëdha kur zëvendësojnë televizorin e tyre, dhe 98% e tyre thonë se janë më shumë se të kënaqur me zgjedhjen e tyre. Televizorët me ekran të madh të Samsung ofrojnë një përvojë që e shndërron dhomën tuaj të ndenjes në një kinema të vërtetë. Rezolucioni 8K ofron imazhe kristalore me 33 milionë piksel, duke i dhënë jetë çdo skene me detaje mahnitëse.
Gjithçka duket më mirë kur është më e madhe
Dizajni elegant dhe i hollë bën që televizori të integrohet në mënyrë të përkryer në çdo shtëpi, duke kombinuar bukurinë me funksionalitetin. Teknologjia AI për përmirësimin e rezolucionit transformon edhe përmbajtjet me cilësi më të ulët në pamje të mprehta dhe të detajuara 4K ose 8K. Adhuruesit e video-lojërave do të vlerësojnë veçanërisht vonesën e ulët, reagimin e shpejtë dhe 4K@144Hz me teknologjinë VRR për lojëra të gjeneratës së re.
Nga ndeshjet sportive te spektaklet kinematografike e deri te përvojat gjithëpërfshirëse të lojërave, televizorët me diagonale të mëdha përfshtaten me nevojt e secilit. Këndi më i gjerë i shikimit do të thotë që të gjithë në dhomë kanë pamjen më të mirë, ndërsa Dynamic Black Equalizer përmirëson më tej skenat e errëta për një përvojë më intensive. Ambienti e kthen televizorin tuaj në një dekor, një kornizë digjitale për fotot familjare ose një burim praktik informacioni si parashikimi i motit dhe lajmet.
Madhësia që e meritoni
Zgjidhni një televizor Samsung OLED, Neo QLED ose QLED 210 cm (83’’) apo më të madh, ose Crystal UHD 249 cm dhe shijoni transport dhe instalim falas. Ekrani i madh 210 cm (83’’) ju ofron në një përvojë shikimi më intensive dhe mahnitëse të filmave, sportit dhe lojërave tuaja të preferuara. Çdo detaj duket më realist, çdo skenë më e gjallë, gjithçka që shihni bëhet një përvojë e re dhe emocionuese. Ju duhet vetëm të rehatoheni, ndërsa Samsung kujdeset për transportin dhe instalimin falas. Për më shumë detaje mbi promocionin, klikoni këtu.
###
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.