Shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme në Fier, pas një hetimi për rreth 6 muaj arrestohet 31-vjeçari
Një 31-vjeçar është vënë në pranga për shpërndarje të lëndëve narkotike. Pas një hetimi 6 mujor është bërë i mundur arrestimi i të riut, banues në Fier.
Sipas policisë, ky shtetas siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shpërndante në qytetin e Fierit.
Për këtë shtetas, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kanabisi të përgatitura dhe gati për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
© BalkanWeb