Shitja e aksioneve në Nvidia nga SoftBank rikthen frikën e një flluske AI e ngjashme me dot-com
Lëvizja e tij më e fundit është shitja e aksioneve me vlerë 5.8 miliardë dollarë në Nvidia për tu përqendruar plotësisht në inteligjencën artificiale.
Masayoshi Son nuk njihet për veprimet të nxitura. Karriera e themeluesit të SoftBank është studiuar për “bastet” e tij që gjithnjë kanë nxitur reagime ku secili dukej më i ngutur sesa tjetri.
Lëvizja e tij më e fundit është shitja e aksioneve me vlerë 5.8 miliardë dollarë në Nvidia për tu përqendruar plotësisht në inteligjencën artificiale. Ndërsa kjo lëvizje çuditi tërë botën e biznesit ditën e Marte, mbase nuk duhej të kishte qenë ky reagimi.
Në vitet 90 gjatë flluskës dot-com, pasuria e Son u rrit në 78 miliardë dollarë në Shkurt të 2000, duke u bërë kështu njeriu më i pasur në botë. Më pas erdhi edhe shpërthimi i flluskës disa muaj më vonë ku ai personalisht humbi 70 miliardë dollarë që asokohe ishte humbja më e madhe financiare individuale në histori.
Vlera e tregut e SoftBank ra me 98 përqind nga 180 miliardë dollarë në vetëm 2.5 miliardë dollarë. Dhe sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, Son vuri një tjetër bast, investim 20 milionë dollarë në Alibaba në 2000 pasi u takua për vetëm 6 minuta me Jack Ma.
Më pas ai investim do të shndërrohej në 150 miliardë dollarë në 2020-ën. Një tjetër bast ishte ai i Uber ku umbi miliona dhe më pas erdhi WeWork ku Son ra “në dashuri” me themeluesin Adam Neuman duke e dërguar vlerën e kompanisë në 47 miliardë dollarë në 2019-ën.
Por IPO-ja e WeWork kolapsoi pasi publikoi aplikimin S-1. Kompania nuk u rikuperua më prej asaj duke i kushtuar SoftBank 11.5 miliardë dollarë humbje dhe 2.2 miliardë dollarë borxhe.
Siç duket Son po mendon për rikthimin e radhës pas kësaj tragjedie financiare të radhës. Jo vetëm që ka premtuar 30 miliardë dollarë investim në OpenAI, por edhe të bëhet pjesë e një qendren prodhimi AI 1 trilionë dollarëshe në Arizona.
Lëvizja e fundit tronditi tregjet. Nvidia ra me 3 përqind, por pyetja që të gjithë po bëjnë është: Çfarë ka parë Son që të tjerët nuk arrijnë dot ta shohin?
/PCWorld Albanian