Shoqërohen nga policia, mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi
Dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Belinda Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, janë thirrur sot në GJKKO, ku do të mbahet seanca për komunikimin e masës së sigurisë. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, dy zyrtarët, që janë në ‘arrest shtëpie’ janë shoqëruar në Gjykatën e Posaçme nga forca policie.
Gjykata e Posaçme vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb