Shpërdorim detyre dhe falsifikim/ Gjykata e Tiranës lë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë Tiranë dhe IMT-së
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në fuqi masat e sigurisë për disa zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me procedurat e shembjes së pallateve të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në zonën e Kombinatit.
Prokuroria e Tiranës zbardhi emrat e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, ku përfshihen drejtuesit e Emergjencave Civile, inspektorë të IMT dhe përgjegjës të Sektorit të Politikave të Kompensimit, ndaj të cilëve prokuroria kërkoi masat e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe “Detyrim paraqitje”.
Emrat e zyrtarëve për të cilët Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masa arresti janë:
-Aurel Boriçi, drejtor i Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, është caktuar masa “Arrest shtëpie”.
-Eleana Guçe, përgjegjëse e Sektorit të Politikave të Kompensimit nga Fatkeqësitë Natyrore në Bashkinë e Tiranës, është caktuar masa “Detyrim paraqitje”.
-Aurel Çuko, drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, është kërkuar masa “Arrest shtëpie”.
-Rexhina Rakipi, Specialiste e IMT, Bashkia Tiranë, është kërkuar masa “Detyrim paraqitje”.
-Sokol Qehajaj, Specialist i IMT, Bashkia Tiranë, është kërkuar masa “Arrest shtëpie”.
-Aleksandra Mahmutllari, mbikëqyrëse e punimeve, përfaqësuese e BOE “Maging shpk & Imes-D sh.p.k.”, është kërkuar masa “Detyrim paraqitje”.
-Shyqyri Maloku, përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans-2000” sh.p.k. dhe “KLAJGER Konstruksion” sh.p.k. dhe Adminstrator i Subjektit “Arb & Trans -2000″, është kërkuar masa “Detyrim paraqitje”.
-Fatmir Firi, përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans -2000” sh.p.k. dhe “KLAJGER Konstruksion” sh.p.k., është kërkuar masa “Detyrim paraqitje”.