Shpërthim në një minierë qymyri në Indi, të paktën 16 viktima, disa të tjerë të zhdukur
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pas një shpërthimi të ndodhur në një minierë Meghalaya-s në Indi. Raportohet se shumë persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar, ndërsa dyshohet se miniera ishte e paligjshme.
Shpërthimi ndodhi rreth orët e para të mëngjesit, ndërsa tunelet e ngushta vështirësonin punën e autoriteteve për t’ia ardhur në ndihmë të lënduarve.
Miniera të tilla dikur ishin shumë të zakonshme në shtetet verilindore të Indisë, por u ndaluan në vitin 2014 për shkak të numrit të lartë të aksidenteve dhe shkatërrimit mjedisor që ato shkaktojnë.
© BalkanWeb