Shpërthime në Kiev pas paralajmërimit për sulm me dronë
Shpërthime u dëgjuan në Kiev sonte, tha kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas , Vitali Klitschko, në një postim në platformën Telegram, pasi autoritetet lëshuan një paralajmërim për një sulm armiqësor me dronë.
Agjencia e lajmeve Reuters citoi dëshmitarë që konfirmuan se shpërthime kishin ndodhur më herët në kryeqytetin ukrainas.
Kryebashkiaku Klitschko u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore derisa të hiqet alarmi.
Një paralajmërim për sulme ajrore është lëshuar gjithashtu për zonat në veri të kryeqytetit ukrainas.
© BalkanWeb