Shpëtoi punëdhënësin nga mbytja/ Elton Zefi rrëfen përpjekjet e minutat e tmerrit gjatë aktit të shpëtimit të të moshuarit në Padova
schedule08:54 – 21 Nëntor, 2025
Një ngjarje dramatike është shënuar në Padova, ku një i ri shqiptar, Elton Zefi, u bë hero pasi shpëtoi nga mbytja një të moshuar, që më pas rezultoi të ishte ish-punëdhënësi i tij.
Sipas rrëfimit të Zefit në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, gjithçka ndodhi brenda pak minutash të mbushura me panik dhe vendosmëri, kur ai pa një makinë të fundosur në ujë dhe vendosi të ndërhynte pa hezitim. Ai tregoi se si u fut në automjetin që po zhytej, luftoi me vështirësitë dhe arriti të tërhiqte të moshuarin drejt shpëtimit, duke i shpëtuar jetën në momentet e fundit.
“Ngjarja ndodhi dje. Po kthehesha nga puna, pashë një makinë që ishte sipër ujit. Brenda ishte një person i madh në moshë, unë mendova të hyja direkt. U futëm brenda dhe tentuam ta shpëtonim, pamë që makina u zhyt poshtë krejtësisht. Isha poshtë pashë dorën e atij që pashë dorën e atij që po mbytej, e tërhoqa por ishte e vështirë.
Pastaj e kapa nga krahu e tërhoqa dhe arrita që ta nxjerr. E nxorëm jashtë. E pashë në spital dhe atëherë ia njoha nga fytyra. Kisha punuar një muaj më parë për pastrim tek vila e tij. Nuk ishte moti i keq. Në atë moment që po kalonte po shikonte vilën e tij dhe më pas i ka shkuar makina drejt, ishte një gabim që e çoi në atë situatë”, tregoi ai./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!



