“Shpëtuam PD nga shkatërrimi që synonin”, Belind Këlliçi nga Lapraka: Më 24 janar ju presim në shesh për të rrëzuar regjimin e Ramës
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 24 janar të mblidhen në shesh në orën 17:00 për të rrëzuar regjimin e Ramës.
Këlliçi tha se synimi i mazhorancës dhe Ramës ishte që të shkatërronte PD-në, por me lëvizjen e drejtuar nga Berisha më 2021 u arrit që ajo të shpëtohej.
“Kemi shpëtuar PD nga shkatërrimi dhe synimet për ta dëmtuar bashkë me ju dhe jemi krenar. Jemi besimplotë se do vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë, për ta anëtarësuar në BE dhe integruar.
Falënderim për të gjithë ata që nuk janë nënshtruar për 13 vite ndaj regjimit të Edi Ramës. Përherë zgjidhjet që vijnë nga baza dhe propozohen nga baza, janë gjithnjë më të mirat. Ashtu si lëvizja e zotit Berisha më 2021 që shpëtoi PD-në, ashtu do vazhdojmë të triumfojmë. Fati favorizon guximtarët, ju jeni heronjtë e pamposhtuar dhe pas kontributit dhe sakrificave fati do ju buzëqesh.
Mirënjohje pa fund, shihemi në shesh më 24 janar në protestën kombëtare për rrëzimin e regjimit të Ramës”, tha ai mes të tjerash para mbështetësve demokratë.
© BalkanWeb