“Shqipëri-Itali, një histori zgjedhjeje”/ Sipërmarrësja Isufi: Bashkëshorti im i dashuruar me Shqipërinë, e kemi vizituar skaj më skaj!
schedule22:12 – 17 Dhjetor, 2025
Në emisionin “Të gjitha Rrugët të çojnë në Romë”, në ABC News Brunilda Isufi, sipërmarrëse në Elbasan foli për largimin nga vendi, rrugëtimin e saj në Itali, dhe se si e gjen vetën në një vend tjetër.
Ajo u shpreh se fillimi nuk ka qenë i lehtë, ndërsa tregoi edhe njohjen e saj me bashkëshortin italian.
“Pas viteve në 90, vëllai im emigroi në Itali, në 1995 emigruam edhe ne si familje. Pata fatin të punësohem në një kooperativë sociale ku prej vitesh kam ndjekur njerëzit me aftësi ndryshe. Më pas u njoha me bashkëshortin tim Mauro Borghi. Takimi ishte i rastësishëm, dashuri me shikim të parë. Marrëdhënia ime me të është një port i sigurt, janë mbi 20 vite bashkë, është një jetë pak ndryshe jemi bashkë në familje e bashkë në profesion. Një eksperiencë shumë e bukur. Janë mendje hapur, jam bashkëshortja e një qytetari italian nga Modena, është një familje intelektuale e lartë. Dasma u bë tradicionale shqiptare, italo shqiptare. Në Elbasan e kemi lënë për 25 vjetorin. Bashkëshorti im e adhuron Shqipërinë, kemi 22 vite martesë, që vitet e para ishte shumë kurioz për Shqipërinë. E kemi vizituar Shqipërinë skaj më skaj.
Duke qenë prezente në një panair në Tiranë, dhe në një në Elbasan. Fillimisht im shoq ishte skeptik për këtë projekt, dy vitet e para nuk e përqafoi këtë projekt. Por më pas duke parë edhe zhvillimin që mori biznesi ynë, me hapa aq të shpejtë, ndërroi mendje. Në Elbasan ka biznesmenë italianë që kanë aktivitetet e tyre, jo aq sa në Tiranë apo Durrës, urojmë të rritet edhe vetë Elbasani ka kërkesa. Kemi fatin e madh që ndodhemi në Elbasan me një ndërmarrje si e jona”, tha ajo.