Shqipëria nën ndikimin e motit të keq/ Shtohen prurjet e lumit Vjosa, rrezikohen disa banesa (VIDEO)
schedule15:23 – 19 Nëntor, 2025
Prurjet e lumit Vjosa po shtohen. Në Kashisht ujërat kanë depërtuar në tokat pranë shtratit të lumit.
Situata po monitorohet pasi kulmi i prurjeve pritet pas dy orësh. Në Kashisht ka banesa të ndërtuara pas viteve 90′ në anë të lumit të cilat rrezikohen kur Vjosa del nga shtrati.
Që prej ditës së djeshme, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, por dhjetëra banesa janë raportuar të përmbytura, ndërsa disa familje janë evakuuar në Thumanë dhe Zejmen. Problemet me energjinë dhe rrugët vijojnë sidomos në Lezhë e Shkodër. Megjithatë, Kurbini rezulton bashkia më e prekur./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

