Shtëpia e Bardhë: Irani parandaloi ekzekutimin e 800 personave
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk përjashton asnjë mundësi veprimi ndaj Iranit.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, e deklaroi këtë gjatë një konference të rregullt për gazetarët.
“Presidenti vazhdon ta monitorojë nga afër situatën në Iran, por gjithashtu po shqyrton të gjitha opsionet. E vërteta është se vetëm presidenti Trump e di se çfarë do të bëjë dhe vetëm një grup shumë i vogël këshilltarësh janë në dijeni të mendimeve të tij”, tha Leavitt, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake nga Uashingtoni kundër Teheranit.
Sipas saj, Trump po ndjek nga afër zhvillimet në Iran dhe ka theksuar se vrasjet dhe ekzekutimet do të ndalen. “Siç kemi parë, si rezultat i kësaj, janë shpëtuar rreth 800 jetë”, u shpreh sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.
© BalkanWeb