Skandali “Balluku”/ “Njollë e zezë për Kuvendin”, Tabaku: Mbrojtja e një të korruptuari është turp! T’i hapet rruga heqjes së imunitetit për zv/kryeministren
Jorida Tabaku në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ka deklaruar se mbrojtja e një të korruptuari është një çështje që bën me turp qeverinë. Ajo ka kërkuar që të mblidhet menjëherë Këshilli i Imuniteteve dhe t’i hapim rrugën drejtësisë për t’i hequr imunitetin.
“Kjo që po ndodh është një njollë e zezë për Kuvendin. Mbrojtja politike e një të korruptuari është çështje që ju bën me turp edhe juve. Të mblidhet menjëherë Këshilli i Imuniteteve dhe t’i hapim rrugën drejtësisë për t’i hequr imunitetin”, tha Tabaku.
© BalkanWeb