Skandali “Balluku”/ Zekthi: Lufta e brendshme e PS-së ka sjellë ‘kalbëzim’ të skajshëm të qeverisë
Në emisionin “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa në “News 24” analisti Fitim Zekthi foli për zhvillimet e fundit politike në vend, dhe pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Zekthi u shpreh se ‘qeveria nuk është në krye të asnjë detyre’ me të gjithë korrupsionin që është përfshirë. Lufta e brendshme në PS sipas tij ka sjellë një ‘kalbëzim të skajshëm të qeverisë”.
“Qeveria nuk është në krye të asnjë detyre. Kryeministri nuk e ka situatën në kontroll është shkatërruar komplet. Lufta totale e brendshme, kemi një kalbëzim të skajshëm të qeverisë. Nuk besoj se do flitet për qeveri. Është një grup njerëzit që po përpiqet të ja dalë përballë SPAK që po i shkatërron”, u shpreh Zekthi.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb