Skandali i rezervave shtetërore në Kosovë/ Rafuna: Vendimet e qeverisë nuk kanë qenë të ligjshme
Sondazh
Loading …
schedule17:17 – 10 Dhjetor, 2025
Njësoj si kryeministri i saj, që nuk i përgjigjet thirrjeve të drejtësisë, edhe ministrja e Kurtit, nuk është paraqitur në seancën e sotme të gjyqit për rastin e Rezervave Shteterore. Rozeta Hajdari është pjesë e procesit për abuzim me fondet publike, për blerjen e një sasie mielli dhe vaji që nuk hynë asnjëherë në territorin e Kosovës.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka shprehur shqetësim të thellë për mënyrën se si është zhvilluar e gjithë procedura lidhur me rastin që po hetohet nga Prokuroria Speciale. Në një prononcim për Balkan Updater, ai tha se gjithçka që është parë deri tani ka ndodhur “me qëllim dhe vetëdije”.
Rafuna theksoi se sipas aktakuzës së Prokurorisë, edhe vetë vendimet e qeverisë nuk kanë qenë të ligjshme, sidomos kur çështja është shpallur si “sekret shtetëror”.
“Gjithë procedura që kemi parë ka shkuar me qëllim dhe vetëdije. Prokuroria, në aktakuzën e vet, konstaton se edhe vendimet e qeverisë nuk kanë qenë të ligjshme kur e kanë shpallur si sekret shtetëror. Nuk e kanë lejuar të zhvillohet një konferencë e mirëfilltë. E gjithë kjo nuk është një imazh i mirë sa i përket investimeve, nuk është një procedurë e drejtë.
Për ne mbetet shqetësuese vendimi i qeverisë, të cilin prokuroria speciale e konsideron jo të ligjshëm, pasi na prek edhe neve. Së dyti, është shqetësuese mosparaqitja e ministres në seancë — kush do të paraqitet?”
Të ngjashme