Skandali me tenderat në AKSH/ Llabani: Deri në fund të dhjetorit, Rama thirret në SPAK si person në dijeni. Prençi: Kryeministri, shef i “bandës kriminale”
Moderatorja e emisionit “Oponencë”, Anduena Llabani, deklaroi mbrëmjen e sotme se ka informacion se deri në fund të dhjetorit, kryeministri Edi Rama do të thirret në SPAK si person në dijeni për skandalin e AKSHI-t ku SPAK lëshoi 8 fletëarreste për abuzimet me tenderat.
Ndërsa ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi, e krahasoi qeverinë si bandë kriminale, ndërsa Ramën, shef i saj.
Ai krahasoi periudhën para tërmetit 2019, kur prokurimet publike kryhen në një nivel 5% me prokurim sekret, ndërsa pas kësaj periudhe u rrit numri I tyre në 95%.
“Këtu është provuar se nuk qeverisemi nga një qeveri e përgjegjshme por nga një bandë kriminale dhe kreu i bandës është vetë kryeministri që merr në mbrojtje ata zyrtarë përfshi zv/kryeministren”, tha Prençi.
Shemsi Prençi: U munduan ta mbrojnë drejtorin e IT në drejtorinë e përgjithshme të policisë, por nuk e mbrojtën dot. Pas tij ka persona më të lartë përgjegjës, u dol me një propagandë që tani e tutje, do të ngrihej një sistem për mbrojtjen e sistemeve, 60 mln euro. Korrupsion ka patur dhe në botë, por goditja më e madhe që i është dhënë Shqipërisë pas tërmetit të 2019 dhe pandemisë në 2019-2020.
Pas kësaj, dikur buxheti prokurohej me ligjin për prokurimet publike dhe ligjet për koncensionet. Dhe 5-6 % kalohej me prokurim secret. Pas 2020, nga 5% I PP, tani 95% bëhet me prokurim sekret.
Dhe kush guxonte të mësonte më shumë, merrej peng.
Këtu është provuar se nuk qeverisemi nga një qeveri e përgjegjshme por nga një bandë kriminale dhe kreu i bandës është vetë kryeministri që merr në mbrojtje ata zyrtarë përfshi zv/kryeministren.
Gazetarja Llabani: Pse nuk merret i pandehur Rama atwherw?
Shemsi Prençi: Ka mundwsi
Anduena Llabani: Unw kam informacion se deri në fund të dhjetorit, Rama thirret në SPAK si person në dijeni
© BalkanWeb