Skandali në tekstin e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut/ Berisha: “VLEN” nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve
schedule17:31 – 10 Dhjetor, 2025
Anëtari i Kryesisë së BDI-së, Bekim Berisha, ka reaguar ashpër lidhur me botimin e një teksti shkollor në Maqedoninë e Veriut, i cili sipas tij trajton Kosovën njësoj si tekstet që përdoren në Serbi.
Ai e quajti të papranueshme që një shtet që e njeh pavarësinë e Kosovës të botojë materiale të tilla për sistemin arsimor. Sipas tij, koalicioni VLEN nuk mund të konsiderohet përfaqësues i shqiptarëve dhe se përfaqësues nga partitë shqiptare që janë në qeveri janë vetëm për dekor.
“Më duket absurde që një shtet si Maqedonia, që e njeh Kosovën, të botojë tekste shkollore sikur të ishin për shkollat në Serbi. Ai tekst shkollor është i botuar për t’u mësuar fëmijëve në Maqedoninë e Veriut. Sa i takon zëvendësministrit dhe zyrtarëve të tjerë, përfaqësues nga partitë shqiptare që janë në qeveri janë vetëm për dekor, sepse janë të përzgjedhur nga Mickoski, jo nga qytetarët.
Nuk mund të themi se VLEN është përfaqësues i shqiptarëve; ata janë dekor në qeveri dhe përdoren nga Mickoski për të thënë se ka përfaqësim. Ata përfaqësojnë interesat e tyre dhe të Mickoskit.”