Sondazhi: Dumani goditi majtas/ Nura: Drejtësia, punë serioze. Hoxha: Është fakt, “21 janari” dhe Gërdeci ende pa u zgjidhur
Altin Dumani goditi qeverinë, jo opozitën, ndërsa shqiptarët kanë më shumë pritshmëri për drejtuesin e ri të SPAK, se sa të vjetrin. Sondazhi i Zërit të Shqiptarëve në Abc News, nxjerr se shqiptarët janë të dyzuar për drejtimin 3-vjeçar të Altin Dumanit në krye të SPAK.
50.7% e shqiptarëve e konsiderojnë pozitive, kurse pjesa tjetër, nga 49.3%, 30% thonë negative, dhe 17.3% kanë një mendim të përzier, mes pozitives e negatives.
Analisti Artur Nura thotë se kreu i ri i SPAK, Klodian Braho ka një perceptim pozitiv te qytetarët.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Nura u shpreh se institucionet e drejtësisë po bëjnë një punë serioze.
Ndërsa avokati Arbër Hoxha deklaroi se prezantimi i Brahos në KLP, ishte ndër më cilësoret, teksa shtoi se fakt se SPAK, nën drejtimin e Altin Dumanit ka goditur më shumë qeverinë.
Artur Nura: Unë desha të them se sondazhi është realizuar në mënyrë profesionale. Sistemi i drejtësisë, tashmë është “partia më e votuar”. Por nuk flasim për parti, por për opinione partiake. Padyshim, edhe kur vlerësojnë me sistemin e drejtësisë, njerëzit janë ose me njërën parti, ose me tjetrën. E rëndësishme është rezultati, kur i referohej mbështetjes së këtyre institucioneve. Nuk gabojnë kur thonë se më shumë është sulmuar e majta. Qytetarët punojnë me perceptime. Të lexojmë perceptimin qytetar, perceptimi është më i mirë për drejtuesin e ri. Janë të dhëna realiste. Tregojnë punë serioze të institucioneve të drejtësisë. Por korrupsioni nuk filloi tani. Nëse ndërtuam sistem të ri të drejtësisë, mesa duket, ka nevojë për reformë, për të ndërtuar check and balance.
Arbër Hoxha: Sigurisht që në raport me të vërtetën, çdo qënie njerëzore përpiqet të bëjë më të mirën. Ka pasur dritëhijet e veta, për shkak të masave të sigurimit. Masat e sigurimit, është abuzuar me masat “arrest me burg”. Nën lidershipin e zotit Braho, ka qenë pjesë e platformës së tij. Duke qenë se është prokuror karriere, vjen nga radha e magjistratëve. Prezantimi që ai pati në KLP, ishte ndër më cilësorët, por nuk ishte më deçizivi që e bëri të zgjidhej. Pritshmëria e qytetarëve mund të jetë e lartë apo e ulët, por pritshmëria e njerëzve të ligjit, mund të jetë më e rëndësishme. Nuk është vetëm perceptim, ky është fakt. Në dyert e SPAK, është çështja e 21 janarit, duhet të zbardhet. Në dyert e GJKKO, është çështja e Gërdecit. Fakti është i tillë, nuk ke çfarë t’i bësh. /abcnews.al