Sonte mbrëmja Gala, “Topi i Artë” i Superiores dhe 10 çmime të tjera
15 Dhjetor 2025
19:25
Telesport
Sonte, duke filluar nga ora 20:00 në skenën e Teatrit të Operas dhe të Baletit do të mbahet mbrëmja Gala, ku do të shpallen më të mirët e vitit të fundit për futbollin shqiptar.
Padyshim që çmimi kryesor është “Topi i Artë 2025”, ku në garë janë Bekim balaj, Dejvi Bregi, Baton Zabërgja dhe Mario Dajsinani. Po, ashtu një tjetër çmim i rëndësishëm është edhe Lojtari i Vitit te Kombëtarja shqiptare, i zgjedhur nga vetë lojtarët. Ndërkohë, një tjetër çmim është “Zemra Kuqezi”, ku tifozët votojnë për njërin nga lojtarët e Kombëtares përmes një votimi onlinë të fshehtë.
Në total do të shpërndahen 11 çmime. Ceremonia fillon në orën 20:00 dhe do të moderohet nga Ardit Gjebrea. Eventi do të transmetohet live në TV Klan.