Sot vendimi për Ballukun! GJK prej 5 orësh në mbledhje, gjyqtarët të “ngujuar” në Dhomën e Këshillimit, çfarë parashikon ligji (Procedura)
Gjykata Kushtetuese pritet të marrë sot një vendim në lidhje me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar procedurën që ndiqet në këto raste, pasi gjyqtarët e Kushtetueses janë mbledhur në Dhomën e Këshillimit, që sipas saj përfundon detyrimisht në një vendim.
“Ligji parashikon që nga përmbyllja e seancë publike që u zhvillua më 22 janar, GHJK ka kohë 30 ditë për të dalë me një vendim. Në 2 seancat e mëparshme anëtarët e GJK kanë vlerësuar se përderisa kemi të bëjmë me një çështje me interes të lartë publik, është e nevojshme t’u jepet më shumë kohë anëtarëve. Kjo çoi deri në seancën e ditës së sotme. Ligji parashikon që nga momenti që anëtarët e gjyqtarëve, mblidhen në Dhomën e Këshillimit mbledhja do të ketë pa ndërprerje dhe duhet të dilet patjetër me një vendim. Kjo mund të ndodhë edhe në orët e natës”, raporton gazetarja Klodiana Lala.
© BalkanWeb