“SPAK është kthyer në një auditues rrugësh”/ Meçe: “Korporata, prokuror gjyqtar” po bëhet precedent i rrezikshëm në Shqipëri
schedule20:49 – 18 Dhjetor, 2025
Analisti Arben Meçe në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se SPAK është kthyer në një auditues rrugësh.
Analisti Meçe tha se SPAK ka dalë edhe mbi politikën, duke shtuar se aksioni i SPAK sipas tij është për t’i dhënë material opozitës.
Gjithashtu shtoi se “Korporata prokuror gjyqtar” po bëhet precedent i rrezikshëm në Shqipëri
“Është skenar”. Dosja që ka shkuar në Prokurori është një dosje që nuk ka provë. Është 48 faqe dhe ka vetëm zbërthim të telefonatave që tashmë janë publike. Askush nuk arrin të identifikojë se kush është prova. Megjithatë gjykata e mirëpranoi sepse është krijuar një filozofi se po e vendosi SPAK Kemi prodhuar atë element të rrezikshëm që nuk kemi më gjykata por noter të vendimit të SPAK. Në Gjykatë Kushtetuese u pa që SPAK kishte tejkaluar kompetencën e saj. Korporata gjykatë prokurori ishte futur në një element që nuk e lejonte ligji. Kryeneçësia e SPAK vjen në përmasa ku çështjen ligjore e kthen në reagim emocional. Dhe tani na ka dalë që Prokuroria nuk është më organ akuze, por organ auditimi për të gjitha rrugët në Shqipëri. Sot në Parlament ne pamë një betejë. Sot u organizua ky aksion që në themel ishte akuza ndaj Belinda Ballukut. Gaz Bardhi thonte nuk po na jepen dokumente, por dosja që ka shkuar janë arsyetimi ligjor u tyre. Prokurori është i qartë. Sot dhe dje diskutohej me të madhe se po fshiheshin dokumentet. Gjithë ajo lëvizje ndaj u inicua dhe unë konstatoj që SPAK këtë çështje mund ta shtynte dhe katër ditë dhe pesë ditë. Aksioni i Prokurorisë është materiali që i jepet opozitës për të motivuar protestës. SPAK në kuadrin e krizës së vet, pra nga çështja e parë ku nuk kishte prova prodhoi auditimin e rrugëve në Shqipëri. Pra ky është nervozizëm i SPAK, dështim dhe me veprimin e dytë që bëri, 3 ditë para se të bëhej mitingu e deklaruar nga doktori, këta japin material. Pra është një skemë që ballafaqon PS dhe koalicionin e korporatës gjyqtar SPAK me PD”, tha ai.