“SPAK nën drejtimin e Dumanit dha rezultate konkrete”, Presidenti Begaj uron Brahon: Përgjegjësi e lartë dhe mision për vendin!
schedule18:46 – 11 Dhjetor, 2025
Presidenti i Republikës ka uruar Kreun e ri të SPAK, z. Klodjan Braho, pas zgjedhjes së tij në krye të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit, përmes një postimi në rrjetin social X.
Kreu i Shtetit e ka cilësuar drejtimin e SPAK-ut si një përgjegjësi të lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
“Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodjan Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia. SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin!”, shkruan Begaj.
Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodian Braho!
Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) December 11, 2025