SPAK refuzoi komisionin “Xhafaj”, Artan Hoxha: Prokurorët nuk ndikohen nga zhvillimet politike, Rama ta mbajë Ballukun, por jashtë s’e merr dot
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në “Kjo Javë”, i pyetur për zhvillimin më të fundit të ditës, refuzimin nga SPAK, të vizitës së disa deputetëve të komisionit parlamentar i njohur si Komisioni “Xhafaj”, u shpreh se SPAK nuk intimidohet dot nga politika pasi ka një mbrojtje si ligjore, fizike dhe financiare.
Hoxha tha se pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për ta shpëtuar zv/kryeministren Belinda Balluku, SPAK ka plot mënyra për ta vijuar këtë çështje.
“SPAK vetëm duhet të ketë këmbëngulje dhe vullnet për ti shkuar deri në fund nëse aty ka gjetur shkelje. Se cvën qeveria, është punë për të, ta intimidojë. Ne e dimë sa korrekt dhe sa ndershëm luan Rama. Kur e shikon se i khehet kundër i etiketon”, tha Hoxha.
Artan Hoxha; Edhe në opozitë dhe në mazhorancë i përdorin situatat me SPAK, si i intereson, kur duan i shkojnë te dera SPAK-ut dhe bëjnë protestë, kur s’duan thonë se SPAK duhet mbrojtur se po i sulmojnë ata dhe jo ne.
Detyra e SPAK është ti përballojë këto presione, ndaj janë aty dhe janë të mbrojtur.
SPAK nuk ndikohet, prokurorët e SPAK dhe fizikisht, ligjërisht dhe financiarisht janë më të mbrojturit në Shqipëri.
SPAK ka plot mënyra për këtë cështje, ai e ka marrë të pandehur Ballukun. Rama le ta mbrojë, jashtë nuk e merr me vete. SPAK vetëm duhet të ketë këmbëngulje dhe vullnet për ti shkuar deri në fund nëse aty ka gjetur shkelje. Se cvën qeveria, është punë për të, ta intimidojë. Ne e dimë sa korrekt dhe sa ndershëm luan Rama. Kur e shikon se i khehet kundër i etiketon.
© BalkanWeb