Spalletti kërkon përforcime, Juventus ka gati një listë me 3 emra për merkaton e janarit
16 Dhjetor 2025
10:29
Telesport
Juventus po sheh me kujdes lëvizjet që do të kryejë gjatë merkatos së dimrit, por jo vetëm kaq.
Ditët e fundit, drejtori ekzekutiv i Juventus, Comolli, ka punuar për t’i siguruar Spalletti lojtarët që i nevojiten për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Champions League dhe jo vetëm, për të qenë në këtë kompeticion edhe sezonin e ardhshëm.
Emri i parë në listë është Pierre-Emile Højbjerg, një mesfushor që Marseille refuzon ta shesë. Alternativa është Xaver Schlager, në pronësi të Leipzig, kontrata e të cilit skadon në qershor 2026.
Një emër i tretë në listë është Rafik Belghali, një sulmues anësor algjerian në pronësi të Hellas Verona. Një lojtar që po paraqitet mirë në Serie A, duke tërhequr vëmendjen e bardhezinjve e jo vetëm.