Spiropali me zv.kryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE, politika më efikase për siguri dhe paqe në Europë
Sondazh
Loading …
schedule09:38 – 11 Dhjetor, 2025
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mirëpriti në Tiranë Zëvendës Kryeministren për Çështjet Europiane të Moldavisë, Cristina Gherasimov.
Spiropali theksoi gjatë takimit se “Shqipëria beson se zgjerimi i BE është një nga mjetet më efikase për siguri dhe paqe në Europë.”
“Ashtu si për Ballkanin Perëndimor, ne mbështesin anëtarësimim e plotë të Moldavisë dhe Ukrainës në BE”, shtoi Spiropali.
Postimi i Ministres:
Me Cristina Gherasimov, Zëvendës Kryeministren për Çështjet Europiane të Moldavisë, me të cilën bashkëndajmë orientimin e fortë drejt vlerave europiane.
Shqipëria beson se zgjerimi i BE është një nga mjetet më efikase për siguri dhe paqe në Europë.
Ashtu si për Ballkanin Perëndimor, ne mbështesin anëtarësimim e plotë të Moldavisë dhe Ukrainës në BE.
Duke vlerësuar sakrificën e jashtëzakonshme dhe vendosmërinë e qeverisë dhe popullit të Moldavisë për t’i rezistuar influencave malinje, presionit, fushatave të dezinformimit, për një vend të lirë, demokratik, në familjen europiane
Të ngjashme