“Stabiliteti në rajon, i rëndësishëm”/ Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të përballojë të armiqësohet me SHBA-në
Eksperti i politikës së jashtme, Edward Joseph, e ka cilësuar si të gabuar pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik.
Joseph, në një intervistë të dhënë për mediat në Kosovë, ka komentuar marrëdhëniet mes dy shteteve, duke u shprehu se asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të përballojë të armiqësohet me SHBA-në.
Joseph, i cili ka qenë pjesë e diskutimit të ditës së martë në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ka rikonfirmuar atë që tha se kryeministri Kurti shihet si pengues nga burokratët e DASH-it.
“Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të përballojë të armiqësohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Edward Joseph.
Po ashtu theksoi se tha se prova e fundit ishte pezullimi i Dialogut të planifikuar Strategjik, për të shtuar se e ka cilësuar si të gabuar pezullimin e tij nga ana e SHBA-së.
“Kosova do të mbajë zgjedhje më vonë këtë muaj dhe nuk dua të ndërhyj në ato zgjedhje me komentet e mia.Por, si mund t’i përgjigjet dikush me “jo” pyetjes nëse Departamenti i Shtetit e sheh kryeministrin Kurti si pengues? Përgjigjja sigurisht është “po”, vetëm sepse i dimë provat. Prova më e fundit ishte pezullimi i Dialogut Strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, që ndodhi në shtator. Ne e dimë nga komentet dhe kritikat e mëparshme dhe sigurisht masat ose sanksionet që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur mbi Kosovën. Ajo që thashë dhe dua ta theksoj këtë përsëri nuk është ndërhyrje në politikën e brendshme në Kosovë. Interesi im është t’i çoj përpara stabilitetin dhe prosperitetin në rajon, t’i çoj përpara interesat e SHBA-së dhe e bëra shumë të qartë se është gabim të pezullohet dialogu strategjik me Kosovën dhe në të njëjtën kohë të çohet përpara dialogu strategjik me Serbisë, kur shohim incidente që vazhdojnë dhe madje përmenda rrëmbimin e supozuar të qytetarit serb të Kosovës nga veriu i Kosovës”, ka thënë ai.
© BalkanWeb