Starmer në shënjestër të kritikave pas takimit me Xi Jimping: Unë veproj gjithmonë në interesin tonë kombëtar
Kryeministri britanik, Keir Starmer ka deklaruar se takimi me homologun e tij kinez Xi Jimping, ishte shumë konstruktiv dhe se do të sjellë një forcim të marrëdhënies.
“Ne bëmë një përparim vërtet të mirë. Pra, tarifat për uiskin, udhëtimin pa viza në Kinë dhe shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin për migracionin e parregullt, duke u përqendruar veçanërisht në anijet e vogla dhe pjesët e motorëve. Kemi rënë dakord për tarifat e uiskit dhe po shqyrtojmë se si do të ulen ato, dhe se cili është afati kohor”, shtoi ai.
Gjithashtu deklaroi se për duhet forcuar edhe bashkëpunimi për një fokus më të madh strategjik në siguri dhe mbrojtje.
“Marrëdhënia është shumë e mirë dhe e fortë mes vendeve”, shtoi ai.
I pyetur për reagimin dhe kritikat për marrëdhënien e ngushtë të Kryeministrit me Kinën, ai u përgjigj: “U them të gjithëve unë gjithmonë veproj në interesin tonë kombëtar. E di që, çfarëdo që të ndodhë në botë, gjëja më e rëndësishme për shumicën dërrmuese të njerëzve është kostoja e jetesës”, tha Starmer.
© BalkanWeb