Sulmi ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare/ Autori i dyshuar ka punuar me CIA në Afganistan
Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë të ndodhura pranë Shtëpisë së Bardhë ku u qëlluan me armë dy ushtarë të Gardës Kombëtare.
Drejtori i CIA, Ratclife ka thënë se autori i dyshuar, Rahmanullah Lakanwal ka punuar më parë me CIA në Afganistan.
Ndërkohë ushtarët që mbetën të plagosur i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak të gjendjes kritike.
Gjithashtu, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe tha se autorit të dyshuar iu lejua të hynte në SHBA “për shkak të punës së tij të mëparshme me qeverinë amerikane”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb