Sulmi në Sidnej/ Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë, jemi kundër terrorizmit dhe urrejtjes
Sondazh
Loading …
schedule17:47 – 14 Dhjetor, 2025
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, dënoi sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave të pafajshme dhe urimin për shërim të shpejtë të të plagosurve.
Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë në luftën kundër terrorizmit dhe urrejtjes.
Postim i plotë:
“Dënoj me forcë sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllime familjeve të viktimave të pafajshme, shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes.”
Të ngjashme