Sulmuesi i njohur iu vetëofrohet Romës dhe Milanit, dy ekipet e Serie A kanë një dyshim
13 Dhjetor 2025
19:21
Telesport
Niclas Füllkrug nuk ka pasur ndikimin e duhur në Premier League këtë sezon, duke mos gjetur ende golin dhe duke u aktivizuar pak minuta, kështu që West Ham United dhe agjentët e tij po përpiqen t’i gjejnë një klub të ri në janar, duke ia ofruar atë dy ekipeve të Serie A, Milanit dhe Romës.
Dy ekipet e Serie A janë në kërkim të një sulmuesi për merkaton e janarit, por trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini është më shumë afër transferimit të mundshëm të Joshua Zirkzee sesa të sulmuesit gjerman.
Edhe te Milan po ashtu janë në mëdyshje për sulmuesin gjerman, duke parë moshën e tij aspak të favorshme dhe mbi të gjitha mungesën e golit dhe formës së mirë për një kohë të gjatë.