Superiore, ndryshime në renditje pas javës së 13-të
Ndeshja Flamurtari – Vora uli siparin e javës së 13-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Vlonjatët barazuan në shtëpi me Vorën me rezultatin 1-1.
Egnatia mundi Tiranën minimalisht 1-0 në “Selman Stërmasi”. Rrogozhinasit, falë këtij triumfi, u ngjitën në vendin e parë me 25 pikë, po aq sa AF Elbasani, që barazoi 0-0 me Partizanin në “Elbasan Arena”.
Me barazim pa gola u mbyll edhe ndeshja Bylis – Dinamo City.
Teuta mori një fitore të rëndësishme në “Loro Boriçi”, pasi mundi Vllazninë me rezultatin minimal 1-0.
Durrsakët renditen në vendin e katërt me 21 pikë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb