“Ta harrojnë celularin tim”/ Havari për deklaratat e Ramës: Kë kërcënon? Kur e merr në mbrojtje Ballukun e kompromenton automatikisht!
Në një intervistë në emisionin “Oponencë”, në News24, ish-drejtuesi i policisë Mit’hat Havari foli për kriminalitetin në vend. Gjatë intervistës, Havari tha se në Shqipëri, ka celula të krimit të organizuar, duke shtuar se këto janë shumë të rrezikshme.
Gjithashtu ai ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili në daljet e tij në media, ka bërë presion ndaj gjykatës, për rastin Balluku.
“Nuk jemi në sistemin Corleones. Këtu ka celula të krimit të organizuar. Mbi 2 veta është krim i organizuar. Krimi i Elbasanit është krim i organizuar. Këto janë të rrezikshme, po aq të rrezikshme sa krijimi i një strukture mafioze siç i kanë pasur italianët”, tha ai.
“Ta harrojnë celularin tim. Por kush je ti, kujt i thua ti ta harrojnë celularin. Kë kërcënon? Ai nuk e kupton që ky vend ka djem të zgjuar dhe i ka zënë dera të marrin rrugët e botës. Shqipëria është katandisur në këtë gjendje. Ka fyer inteligjencën e shoqërisë shqiptare. Nuk e kupton që kur e merr në mbrojtje e kompromenton automatikisht. Bie poshtë versioni i parë që mund ta bëjë siç bëri me Erion Veliaj…Kot e morën Veliajn ata atje që ka abuzuar me fonde. Ne nuk vijmë nga marsi dhe e shohim shumë mirë realitetin. Dhe të duash të ndryshosh gjë. Nuk më kanë lënë më shumë se 1 vit. Nëse donte Rama ta mbronte atë vajzën duhet t’i thonte jep dorëheqjen. Fakti që e merr në mbrojtje dhe bën presion, ata nëse më dëgjojnë asgjë nuk ka për t’i gjetur…Politika e ka kërcënuar, dum dum i thotë Meta, ky i moshuari po ashtu”, u shpreh Havari.
© BalkanWeb