Takimi i dy qeverive në Romë, Kulla: Të presim si do të reflektohet…
schedule22:56 – 19 Nëntor, 2025
Ilir Kulla, Drejtor i Qendrës Globale për Krizat, San Marino në një intervistë në emisionin “Të Gjitha Rrugët të Çojnë në Romë”, në ABC News, foli për takimin mes dy qeverive në Romës, asaj shqiptare dhe italiane.
Gjatë intervistës, Kulla u shpreh se marrëdhëniet italo-shqiptare në këto 35 vite kanë qenë me ulje e ngritje.
“Italia ka qenë dhe mbetet për mua njëlloj atdheu i dytë. Çështja është që sa efektive do të jetë përtej aspektit të kuruar të imazhit që përcillnin të kryeministrat. Çështja në thelb është çfarë ka. Marrëdhëniet italo-shqiptare, kanë patur ngritjet dhe uljet e veta. Ka një integrim Shqipëri Itali që nuk është pasqyruar në atë nivel institucional që është realisht mes shqiptarëve dhe Italianëve. Faktet janë ato që mbeten në këto 35 vite përmendim investimin e parë serioz për coca colë-n…Për herë të parë flitet që janë bërë disa memorandume bashkëpunimi, për prezencën e grupeve dhe kapitalizmin të madh italiano-shqiptar”, tha ai.
Më tej gjatë intervistës, Kulla tha se në marrëdhëniet mes dy vendet duket se ka ndryshuar diçka, por mbetet ende për t’u parë se sa domethënëse do të jenë.
“Për shumë qeveri shqiptare që nga koha e Berlusconin që ishte i lidhur me Shqipërinë, ka dhe vazhdon të ketë në Shqipëri një nënvleftësim të faktorit italian. Deri tani unë kam parë memorandume bashkëpunimi, është tjetër gjë, jo marrëveshje. Ajo që ditë them është se nga drejtuesit e institucioneve të reja ushtarake në këtë vend, asnjë nuk ka studiuar në Itali. Kryeministri është dashamirës i Italisë, por mjafton të shohësh përbërjen e sotme të qeverisë shqiptare dhe qeverive të tjera që nuk është atje ku duhet të jetë. Sot Tirana është aeroporti i pestë i italianëve…Por ajo që mungon nuk është problemi i diplomacisë, çështja është që ne sot jemi gati një rajon italian. Këtë herë shpresoj të ketë një reflektim real. Sot ka mijëra e mijëra të rinj, dhe ndërmarrjet më të mëdha që i jepnin punë këtu rinisë, ishin ndërmarrjet italiane. Por unë nuk shoh në ushtrinë tonë gjeneralë që janë rritur dhe edukuar në Itali, në policisë tonë ka vetëm një apo dy njerëz dhe janë vendosur në periferi…A do të ketë vullnet këtë do ta shohim, por vullneti është i dyanshëm”, tha ai.
/abcnews.al/
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!